back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 25 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetODIHR jep notën/ KQZ merr përgjegjësinë: Celibashi kërkon reflektim institucional

ODIHR jep notën/ KQZ merr përgjegjësinë: Celibashi kërkon reflektim institucional

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025.

Në një deklaratë publike, Celibashi e cilësoi raportin si një “pasqyrë të plotë të procesit zgjedhor”, duke theksuar rëndësinë e angazhimit institucional për të adresuar rekomandimet e misionit ndërkombëtar të vëzhgimit.

“Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e këtyre zgjedhjeve”, – u shpreh Celibashi.

Kryekomisioneri nënvizoi se “gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet e ‘gjykatësit të zgjedhjeve’ nuk kanë ndonjë dobi”, duke iu referuar rolit të ODIHR-it si vëzhgues i pavarur ndërkombëtar.

Celibashi kërkoi që partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, të angazhohen me seriozitet për të përmbyllur reformën zgjedhore brenda një viti, duke e cilësuar këtë një detyrim për rritjen e integritetit të procesit elektoral.

Sa i takon vetë KQZ-së, ai tha se vlerësimet pozitive të raportit për punën e institucionit në përgatitjen dhe administrimin e zgjedhjeve janë një “shtysë për të bërë akoma më mirë atë që duhet bërë”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat