back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetOKB vendos: Hamasi të dorëzojë armët, 142 vende pro/ Shqipëria abstenuese

OKB vendos: Hamasi të dorëzojë armët, 142 vende pro/ Shqipëria abstenuese

Me 142 vota pro, 10 kundër – përfshirë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara – dhe 12 abstenime, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një deklaratë të rëndësishme që synon zgjidhjen paqësore të konfliktit izraelito-palestinez dhe riafirmon angazhimin për zgjidhjen me dy shtete.

Shqipëria ka abstenuar në këtë votim, duke mbajtur një qëndrim neutral, në përputhje me politikën e saj të mëparshme në forume ndërkombëtare për çështjen palestineze.

Teksti, zyrtarisht i quajtur “Deklarata e Nju Jorkut mbi Zgjidhjen Paqësore të Çështjes së Palestinës dhe Zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete”, dënon sulmet e Hamasit ndaj civilëve më 7 tetor dhe kërkon dorëzimin e armëve si dhe fundin e sundimit të tij në Gaza.

Deklarata thekson se: “Në kontekstin e përfundimit të luftës në Gaza, Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij dhe të dorëzojë armët tek Autoriteti Palestinez, me angazhimin dhe mbështetjen ndërkombëtare, në përputhje me objektivin e një shteti palestinez sovran dhe të pavarur.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat