Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se do ta shtrijë mosbindjen civile edhe në Kuvend, nëse nuk respektohet Kushtetuta.
Sipas Berishësm mazhoranca po bllokon vendimet e Kushtetueses dhe Komisionit të Venecias sepse Olta Xhaçka është e lidhur direkt me Edi Ramën.
“Nuk mund të shkelmoni ju Kushtetutën sipas qejfit tuaj.
A mund të rrihet në parlament me një hajdute që ka marrë tokën publike si ministre?
Kjo që ndodh në këtë parlament është e pashembullt.
Kjo mazhorancë është shndërruar në parzmore të grabitjes dhe plaçkitjes së pasurisë publike nga ministrat dhe qeveritarët”, ka thënë Berisha.
Deklarata e plotë:
Ju ndjeheni mirë, se ju jeni si zogj të klloçkës, por asaj klloçkës do i vijë fundi dhe do dilni pa pupla.
Çfarë diskutojmë këtu?
Që këtu merr fund. Mazhoranca Xhaçka, Kushtetuta Xhaçka.
Edhe ju keni dosjet e krimit palë-palë. Nuk them secili prej jush, por shumë e shumë prej jush.
Ku është ky? Ja, kujt t’ia vesh dorën.
Po kjo Velistja që fliste në TV mbrëmë gjysmë ore mbrëmë për të se si i devijonte fondet.
Zonjë, është e shkruar në muret e parlamentit amendamenti yt direkt për 500 milionë lekë për djegësin e Tiranës. Ku janë ato na thuaj pak? Dhe kryeson një komision ti. Po ti je për komision tjetër. Po, po!
Po shëndetësia?
Po në qoftë se ka një sektor ku kryhen krime kundër njerëzimit është sektori i shëndetësisë.
Avoketërit e tyre nëpër studio thonë fjalët më të rënda për të sëmurët. Fjalë që nuk i thotë kush kurrë për të sëmurët. As në minutat e fundit të jetës së tyre nuk i thotë.
Sepse ata nuk vdesin nga sëmundja, vdesin nga ilaçet që nuk marrin se u vidhni fondet.
Po kanceri i gjirit ka një dekurs absolutisht ndër më pozitivët nëse kapet herët, është plotësisht i mjekueshëm. Çfarë u thua ti zonja që dole këtu dhe recitove. Po kur stepesh para gjakut të një fëmije, ti je grua e rrezikshme.
Ti nuk mund të flisje kurrë po të kishte parasysh se je thirrur në interpelancë për një 14-vjeçar që u ther në gjirin e shkollës.
Po ato 600 gra që nuk morën brankoterapinë për tre vite, çfarë u thua ti atyre? Rroftë Edi Rama se vjedhim së bashku?
Është krim kundër njerëzimit.
8.2 miliardë euro buxheti, 16 milionë për 800 mijë pensionistë. Rrogat tuaja lart e më lart.
Pretendoni se keni rritur rrogat, nuk keni rritur as shkallën e indeksimit.
Spekuloni me euron.
Po, tuajat i keni rritur. I keni rritur shumë.
Ne kërkojmë të respektoni Kushtetutën, përndryshe mosbindja civile do vijë edhe në sallë.
Po, do vijë në sallë.
Nuk mund të shkelmoni ju Kushtetutën sipas qejfit tuaj.
A mund të rrihet në parlament me një hajdute që ka marrë tokën publike si ministre?
Kjo që ndodh në këtë parlament është e pashembullt.
Kjo mazhorancë është shndërruar në parzmore të grabitjes dhe plaçkitjes së pasurisë publike nga ministrat dhe qeveritarët.
Në historinë e Europës dhe të botës kurrë nuk ka ndodhur që një ministre pasi burrin e vet investitor strategjik, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit, pra pasi përvetësoi duke përdorur pushtetin e besuar nga qytetarët për të pasuruar vetën dhe familjen e vet me një pronë 10 mijë metra katrorë tokë publike në një zonë ku kushton të paktën 250 euro metri katror, tani ju poshtëroni Kushtetutën, poshtëroni vendin, poshtëroni zgjedhësit dhe mbani këtu në mënyrën më të paimagjinueshme njeriun e ndëshkuar nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias.
Pse ndodh kjo?
Ky është një qëndrim ekstrem për të mbrojtur me çdo kusht vjedhjet, plaçkitjet që kanë bërë.
Fijet e Olta Xhaçkës, që bëhet këtu personazh unik, janë të lidhura direkt me Edi Ramën.
Janë të lidhura direkt me Edi Ramën sepse Edi Rama, siç është bërë tashmë e njohur, është 30 përqindëshi i investitorëve strategjikë.
Por në qoftë se ju, pasi keni futur në xhep Skapin e partisë, pasi përpiqeni të injoroni tërësisht aktet e kontrollit të shtetit, bllokoni dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, bllokoni edhe vendimet e Komisionit të Venecias.
Flamuri juaj i zi i hajdutit meriton të digjet në sheshin Skënderbej.
Është bërë shumë evidente se të gjitha aferat që çojnë tek kryehajduti Edi Rama nuk mund të diskutohen.
I kërkohet mocion, Kushtetuta e detyron, ai nuk vjen.
Kërkohet të vijë Vilma Nushi, bashkëshortja e kushëririt që ndan paratë me të, ajo nuk vjen.
Kërkohet të ndëshkohet Ilir Beqaj për 100 milionë euro të vjedhura në sterilizim, ai nuk vjen sepse është aksionieri kryesor.
Sepse ka dalë e qartë si drita e diellit se Gramoz Sako, firma e komandantit të Gardës ka ndërtuar pallatin në pajë pa asnjë faturë.
Ilir Beqaj nuk ndëshkohet për vjedhjet e mëdha të fondeve në sterilizim, 83 herë ka rritur çmimin e sterilizimit, por për 120 mijë euro që ka shpenzuar në restorantin e vet, fonde të donatorëve.
Vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën.