back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaOlti Skrame del kundër Ramës/ "Marko Boshku është model gjyqtari"

Olti Skrame del kundër Ramës/ “Marko Boshku është model gjyqtari”

Pas akuzave të Kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Tiranës, Marko Boshku, ka ardhur sot një reagim në mbrojtje të tij nga gjyqtari i Durrësit, Olti Skrame.

Në një shënim publik, Skrame e ka cilësuar Boshkun si një prej gjyqtarëve më dinjitozë të sistemit, duke e vlerësuar si shembull të integritetit profesional.

“Marko Boshku është nga ata djem dhe gjyqtarë që ke nder t’i kesh kolegë! Sikur të kishim disa Marko më shumë, jo vetëm në gjykatat administrative, por në çdo gjykatë, Shqipëria do të ishte vend shumë më i mirë, i lirë dhe i drejtë”, shkruan Skrame.

Ai thekson se misioni i gjyqësorit është të kontrollojë, kufizojë dhe ndëshkojë pushtetarët për abuzimet me detyrën, duke e cilësuar këtë si parimin themelor të drejtësisë.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama publikoi sot foto dhe dokumente duke e akuzuar Boshkun për një vendim që ai e konsideron “flagrant”: kthimin në detyrë të ish-drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj, i larguar më herët për shkelje ligjore.

Rama e quajti vendimin e gjyqtarit “të papranueshëm” dhe paralajmëroi se Ministria e Drejtësisë do t’ia përcjellë çështjen organeve të vetëqeverisjes së gjyqësorit, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

Në reagimin e tij, gjyqtari Olti Skrame shtoi:
“Nëse një gjyqtar, e sidomos një si Marko, sulmohet nga njëra palë në proces, thjesht dhe vetëm se ka humbur çështjen dhe ka qenë proceduralisht e paaftë të mbrojë veten, gjyqtari në fjalë meriton çdo vlerësim pozitiv, moral dhe ligjor, të mundshëm.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat