Një ndjesi urgjence është krijuar në OpenAI. Vetëm dy ditë pasi lançoi modelin o3-mini, kompania bëri një lançim surprizë me Deep Research.
Funksionaliteti i ri i jep mundësi ChatGPT të analizojë dhe sintetizojë qindra uebsajte dhe burime online për të krijuar raporte në nivelin e një analisti kërkimor.
Krahas pyetjeve të zakonshme, përdoruesit mund të ngarkojnë të dhëna, përfshirë PDF dhe dokumente Excel, ku i drejtohen ChatGPT në këtë mënyrë.
Chatboti më pas merr mes 5 deri në 30 minuta për të përpiluar një përgjigje së bashku me një panel anësor për dokumentimin progresit të agjentit dhe citimeve. OpenAI thotë se kryen për 10 minuta një punë që i duhet një njeriu 30 minuta.
“Synojmë që modeli të zbulojë njohuri të reja vetë,” shprehej drejtuesi i ekipit kërkimore të OpenAI.
Për sa i përket kufizimeve, OpenAI thotë se ChatGPT ndonjëherë mund të halucinojë fakte ose të nxjerrë konkluzione të pasakta kur kryen hulumtime të thella edhe pse “me një shkallë dukshëm më të ulët” se modelet e tjera aktuale. /PCWorld Albanian