OpenAI po kërkon partnerë lokalë për të ndërtuar një qendër të re të të dhënave në Indi me një kapacitet prej të paktën 1 gigavat, raporton Bloomberg.
Kompania, e mbështetur nga Microsoft, ka regjistruar zyrtarisht një entitet ligjor në Indi dhe ka filluar të ndërtojë një ekip lokal.
Projekti mund të shënojë një hap të rëndësishëm për infrastrukturën e inteligjencës artificiale të brendit Stargate në Azi.
Mësohet se CEO Sam Altman mund ta bëjë njoftimin për këtë qendër gjatë vizitës së tij në vend në shtator.
Megjithatë, detajet për vendndodhjen dhe afatin e ndërtimit mbeten të pasakta.



