Një operacion i gjerë policor është zhvilluar këtë të premte në disa qytete të vendit, me urdhër të SPAK. Deri më tani janë ekzekutuar tre arrestime, ndërsa disa persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas gazetares, Anila Hoxha, janë firmosur të paktën 11 masa sigurie. Katër prej të dyshuarve, mes tyre edhe E.C., ndodhen aktualisht në burg dhe u janë komunikuar masat e reja të arrestit.
Hetimet lidhen me trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe janë mbështetur në përgjimet e platformës Sky ECC, ku të dyshuarit kanë dalë si pjesë e një grupi kriminal me shtrirje jashtë vendit.
Operacioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa forcat e policisë kanë kryer kontrolle në disa qytete.
Burime bëjnë me dije se hetimi kryesohet nga prokurori i posaçëm Vladimir Mara.