back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniOperacion i madh policor në Greqi për shpërbërjen e organizatës së ekstremit...

Operacion i madh policor në Greqi për shpërbërjen e organizatës së ekstremit të djathtë, 25 arrestime

Një super operacion i policisë greke po zhvillohet që prej orëve të mëngjesit në zonën e Selanikut.

Sipas informacioneve të deritanishme janë arrestuar 25 persona,12 prej të cilëve janë të mitur, raporton korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe.

Burime policore thonë se të gjithë janë anëtarë të organizatës së ekstremit të djathtë ” Rinia Nacionaliste e Selanikut”, një grupim i konsideruar si degë ekstreme e ish organizatës kriminale “Agimi i Artë”, krerët e së cilës ndodhen në burgjet greke me dënime shumëvjeçare.

Deri tani janë gjetur materiale propagandistike të karakterit ekstremist të dhjathtë, broshura me materiale fashiste si dhe mjaft materiale si shkopinj gome, maska, thika dhe armë të ftohta të cilat dyshohet se përdoreshin prej anëtarëve të kësaj organizate në grabitje, dhunime dhe sulmet ndaj të huajve ose anëtarëve të komuniteteve  që jetojnë në zonën e Greqisë së veriut.

Policia thotë se organizata ishte e mirë organizuar dhe funksiononte me parametra të organizatave paraushtarake neonaziste. Ata do të dërgohen në gjykatë gjatë orëve më vazhdim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat