back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaOperacion pas kuintave në polici: Proda ndryshon kupolën e komisariateve

Operacion pas kuintave në polici: Proda ndryshon kupolën e komisariateve

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Porda, janë bërë disa ndryshime të rëndësishme në drejtimin e disa komisariateve në Tiranë, si dhe në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Burime kanë bërë me dije se lëvizjet synojnë forcimin e menaxhimit dhe eficiencës në strukturat vendore të policisë, në funksion të rritjes së sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

Lëvizjet e bëra:

Idriz Daulle, më parë zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është emëruar shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.

Besmir Qebini, më parë shef i këtij komisariati, është transferuar si shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Bekim Lika, ish-shef i Policisë Kukës, është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.

Ermal Kenaçi është emëruar shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.

Feliks Hoda është caktuar shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.

Ervis Gjoshi, i cili ka drejtuar më parë Komisariatin nr. 4, është emëruar zëvendësdrejtor për Rendin në Policinë e Tiranës.

Robert Losha do të drejtojë Komisariatin nr. 7, Tiranë.

Elton Shahini është emëruar shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.

Këto lëvizje vijnë në një moment me sfida për Policinë e Shtetit, në një kohë kur ngjarjet në terren, si situata e tensionuar në Theth, kanë vënë në provë strukturat vendore të rendit. Përmes këtyre ndryshimeve, drejtuesit e rinj pritet të përballen me përgjegjësi të reja në përmbushjen e misionit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat