back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaOperacioni SPAK–BKH–Itali/ 8 të arrestuar, tre vëllezër në kërkim

Operacioni SPAK–BKH–Itali/ 8 të arrestuar, tre vëllezër në kërkim

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i përbashkët i SPAK, BKH dhe autoriteteve italiane, i cili nisi mbrëmjen e djeshme dhe tashmë ka përfunduar. Sipas burimeve për mediat, si rezultat i operacionit janë arrestuar 8 persona, ndërsa tre vëllezër janë shpallur në kërkim.

Personat në kërkim janë Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, të cilët dyshohet se kanë qenë organizatorët kryesorë të veprimtarisë kriminale.

Burimet bëjnë me dije se grupi përdorte ambiente të marra me qira në dy pallate në Tiranë, ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm. Hetimet janë fokusuar në një kompani call center, e vendosur në një godinë ikonike në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”, përballë Kishës Orthodhokse.

Sipas dyshimeve, përmes kësaj qendre telefonike janë mashtruar mijëra qytetarë italianë dhe shtetas të tjerë europianë, duke u zhvatur shuma të mëdha parash dhe duke u boshatisur llogaritë bankare të viktimave.

Ambientet e kullës kanë qenë nën mbikëqyrje të rreptë policore gjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të skemës së mashtrimit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat