back to top
22.7 C
Tirana
E premte, 14 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Opozita më nxori foto nudo”/ Rama kthehet pas në vite

“Opozita më nxori foto nudo”/ Rama kthehet pas në vite

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit në rrjetet sociale me ndjekësit, ka folur edhe për foton nudo që iu publikua vite më parë para fushatës për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Rama tha se fotot ia nxori opozita duke menduar se do i bënin keq, por në fakt Rama tha se fotot nudo rritën mbështetjen ndaj tij në periudhën ai që kandidonte për zgjedhjet për kryetar bashkie në Tiranë.

“Opozita ma ka nxjerrë foton nudo. Nuk është ashtu fare, ku ma gjen të të nxjerrin foto nudo, se është foto e jotja, trupi yt. E ca ka këtu. Ma nxore atëherë duke menduar se do më bënin keq.

Ma morën nga sendet personale, ma nxorën dhe pastaj e morën mbrapsht bashkë me ty. Se edhe ti bëje tifozllëk. Unë në qefin tim, në punë time në një plazh nudistësh në Francë.

Një njeri i lirë që s’kisha detyrim ndaj askujt, as të kërkoja votën e askujt. Atë javën e fundit të zgjedhjeve në bashki dhe atë javë u rrit besimi, mbështetja. Këneta është tmerr.

Koto dhe ti je brenda në kënetë i gjithi se të kam parë ndonjëherë. Ti ke akoma nostalgji për sheshin e flamurit me ato katër kokrrat në mes të sheshit. Ti je akoma tek ajo”, tha Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat