back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetOpozita rikthehet në sheshe/ Deputeti demokrat zbulon planin

Opozita rikthehet në sheshe/ Deputeti demokrat zbulon planin

Deputeti demokrat, Luan Baçi, ka folur lidhur me aksionin opozitar dhe protestën e paralajmëruar nga opozita për ditën e hënë, më 17 nëntor.

Baçi theksoi se protesta nuk është organizuar për interesat e Partisë Demokratike, por për të gjithë qytetarët shqiptarë që ndihen të pakënaqur me qeverisjen aktuale.

“Të vijnë ata që nuk e ndjejnë veten me këtë qeveri. Nuk është protestë për opozitën, por për shqiptarët. T’ia thonë qeverisë kërkesat e tyre, pavarësisht se kjo qeveri nuk ka as sy dhe as veshë,” – deklaroi Baçi.

Deputeti demokrat u shpreh se opozita është e gatshme të zhvillojë protesta të vazhdueshme, që mund të jenë të përditshme ose një herë në javë, në varësi të vendimeve të strukturave të PD-së.

“Nuk dihet si do jenë protestat, përditë apo një herë në javë. Strukturat do ta diskutojnë dhe do të vendoset gjatë kohës,” – shtoi ai, në një intervistë për Euronews Albania.

Sipas Baçit, protestat janë mjeti më i fuqishëm për t’i bërë qeveritë të dëgjojnë zërin e qytetarëve, ndërsa shtoi se qëllimi është të rikthehet vullneti i shumicës së shqiptarëve që, sipas tij, “u është rrëmbyer”.

“Mendoj se do të jenë protesta të vazhdueshme, masive dhe me pjesëmarrje të gjerë të të gjithë qytetarëve,” – përfundoi deputeti demokrat.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat