back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Opozitë me ChatGPT”/ Murrizi sulmon PD-në për heshtjen ndaj koncesioneve në shëndetësi

“Opozitë me ChatGPT”/ Murrizi sulmon PD-në për heshtjen ndaj koncesioneve në shëndetësi

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar kolegen e tij, deputeten e PD-së Albana Vokshi, e cila kohët e fundit ka përdorur ChatGPT për të bërë denoncime ndaj qeverisë.

Në një reagim në rrjete sociale, Murrizi akuzon opozitën se prej katër vitesh ka heshtur për disa nga koncesionet më të mëdha në shëndetësi, ndërkohë që simuluar një “opozitë” përmes komisioneve hetimore.

“Meqë ka dalë ky stili i të bërit opozitë me ChatGPT, si nuk folet 4 vjet rresht një fjalë për Jani Karathanos, që ka marrë koncesionin 130 milionë euro për laboratorët, ku edhe godinat ia ka dhënë qeveria,” shkruan Murrizi.

Ai përmend gjithashtu koncesionin e dializës, me vlerë 110 milionë euro, duke akuzuar se pacientët vuajnë ndërsa kompanitë përfitojnë miliona.

Sipas tij, vetëm për këto dy kontrata të Ministrisë së Shëndetësisë, shuma arrin në 240 milionë euro, por opozita nuk ka bërë asnjë denoncim serioz.

“Prej katër vitesh që derdelliset në një komision ‘hetimor’ për dy koncesionet e shëndetësisë me vlerë 200 milionë euro, nuk folet asnjë fjalë për këto të tjerat. Kur të keni kohë, pyesni ChatGPT-në, se mbase ju tregon deri kur do rrini në heshtje për këto dy koncesione,” ironizon Murrizi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat