back to top
8.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Janar, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëOppo Find N5 ka një trashësi aq sa e lejon porta USB-C...

Oppo Find N5 ka një trashësi aq sa e lejon porta USB-C e telefonit

Telefoni i ardhshëm me ekran me palosje i Oppo, Find N5, është ka një trashësi aq sa e lejon vetë porta USB-C sipas disa fotove të bëra publike nga kompania.

Flagshipi i cili pritet të ribrandohet si OnePlus Open 2 për tregjet ndërkombëtare, ka certifikimin më të lartë të rezistencës ndaj ujit.

Oppo gradualisht ka publikuar herë foto herë informacione të Find N5 në rrjetin social Kinez javën e kaluar. Fotoja e fundit publikuar nga menaxheri i produktit Zhou Yibao tregon edhe përmasat e telefonit me ekran me palosje duke thënë se porta USB-C kufizon mundësitë e kompanisë për ta bërë telefonin akoma më të hollë.

Javën e kaluar u postuan foto që demonstronin hollësinë e Find N5 duke e krahasuar me monedha, apo karta ID. Kompania pretendon se Find N5 është telefonin më i hollë në botë prej 4mm duke tejkaluar dhe atë çfarë Honor ka arritur me Magic V3.

Është në gjysmën e madhësisë së iPhone 16 Pro Max prej 8.25mm. porta USB-C është 2.6mm e trashë. Së fundi Zhou tha se Find N5 ka certifikimin IPX9 të rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit. /PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat