back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniPadi penale kundër kryeprokurorit Kocevski dhe disa prokurorëve të tjerë

Padi penale kundër kryeprokurorit Kocevski dhe disa prokurorëve të tjerë

Kreu i pezulluar i Prokurorisë Publike të Shkupit, Mustafa Hajrullahi, me padi penale kundër kryeprokurorit Lupço Kocevski, prokurores së Prokurorisë së Shtipit, Tatjana Kacarova, si dhe kundër Risto Bojaxhiskit, prokuror në Prokurorinë e Lartë Publike të Shtipit.

Hajrullahi ka theksuar se ka paditur edhe Ermon Nezirin, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë. Sipas Hajrullahit prokurorët kanë kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Ndaj Hajrullahit është duke u zhvilluar procedurë disiplinore për shkak të gabimit profesional, ndërsa ndaj tij ka edhe padi për mobing. Për shkak të këtyre veprimeve, Hajrullahi është suspenduar. /Alsat.mk

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat