back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaPaga e mësuesve, infermierëve dhe policisë/ Rritja sipas indeksimit dhe vjetërsisë në...

Paga e mësuesve, infermierëve dhe policisë/ Rritja sipas indeksimit dhe vjetërsisë në punë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një praktike të re për administratën publike: indeksimin vjetor të pagave në bazë të inflacionit, një politikë që deri tani zbatohej vetëm për pensionet.

Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë deklaroi se ky ndryshim do të përfshihet në projektbuxhetin e vitit 2026 dhe do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e fuqisë blerëse të punonjësve të sektorit publik, si në nivel qendror ashtu edhe vendor.

“Ka një tjetër lajm shumë të mirë në projekt-buxhetin 2026, i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor për pagat e punonjësve të sektorit publik, që do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit”, u shpreh Rama, duke shtuar se kjo politikë i shton ekonomisë gati 100 milionë euro vetëm në vitin e parë.

Sipas Kryeministrit, përfitues do të jenë disa kategori kryesore:

10,600 punonjës shërbimi (sanitare, shoferë, teknikë, magazinierë, etj.) do të marrin rritje prej 10 mijë lekësh në muaj.

Specialistët e administratës publike do të përfitojnë 5 mijë lekë më shumë, ndërsa mësuesit rreth 3 mijë lekë.

Në sektorin e shëndetësisë, përveç indeksimit, do të nisë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë:

Mjekët e përgjithshëm nga 131,700 lekë do të kalojnë në 143,500 lekë.

Mjekët spitalorë nga 174 mijë në 186 mijë lekë.

Infermierët nga 87 mijë në 92,500 lekë në muaj.

Ndryshime të ngjashme do të ketë edhe për Policinë e Shtetit, ku përveç indeksimit do të aplikohet rritje për vjetërsi në punë.

Inspektorët do të kalojnë nga 80,500 në 84,500 lekë, që me shtesat për kushtet e punës arrin deri në 100 mijë lekë.

Nënkomisarët nga 95,500 në 101 mijë lekë, që me shtesat arrin në 116 mijë lekë.

Komisarët nga 105 mijë në 110,600 lekë, që shkon në 125,600 lekë me shtesat.

Drejtuesit e thjeshtë nga 130,500 në 141,450 lekë, që me shtesat dhe ushqimin arrin në 156,450 lekë.

Rama tha se ky hap është pjesë e strategjisë “Shqipëria 2030”, për të përmirësuar ndjeshëm standardin e jetesës.

“Janë lajme të mira për të gjitha kategoritë, sepse Shqipëria është në një nivel tjetër. Këta jemi ne, kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë,” përfundoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat