back to top
16.5 C
Tirana
E premte, 27 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaPagat në administratë rriten/ Mësuesit dhe efektivët e sigurisë marrin përfitime të...

Pagat në administratë rriten/ Mësuesit dhe efektivët e sigurisë marrin përfitime të reja

Qeveria ka miratuar së fundmi një seri vendimesh që ndryshojnë strukturën e pagave dhe trajtimin financiar të punonjësve në disa sektorë kyç të administratës publike, duke përfshirë arsimin, Forcat e Armatosura dhe Policinë e Shtetit.

Në vendimin nr.425, datë 26.6.2024, është miratuar struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit mësimorë dhe jomësimorë në institucionet arsimore dhe ato plotësuese të sistemit parauniversitar. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare” dhe zbaton efektet financiare duke nisur nga 1 janari 2026.

Një vendim i ngjashëm është marrë edhe për Forcat e Armatosura, përmes vendimit nr.420, datë 26.6.2024, që përcakton pagat dhe shtesat mbi pagë të ushtarakëve aktivë.

Po ashtu, për Policinë e Shtetit, vendimi nr.4, datë 9.1.2025, përcakton vlerat për secilin element të pagës bruto mujore dhe kriteret për dhënien e shpërblimeve për punonjësit e saj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat