back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaPagat në zarfe dhe çmime të fshehura/ Tatimet godasin sektorin e ndërtimit

Pagat në zarfe dhe çmime të fshehura/ Tatimet godasin sektorin e ndërtimit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur një aksion verifikimesh ndaj subjekteve ndërtuese dhe agjencive imobiliare, me fokus pagat e nëndeklaruara dhe evazionin tatimor.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, ka ushtruar kontrolle në 9 subjekte që ushtrojnë aktivitet si agjenci imobiliare.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar shkelje të rënda, mes të cilave punonjës të padeklaruar, dokumentacion jotatimor, mungesë transparence në çmimet e shitjes, mosrespektim i detyrimeve ligjore për faturimin dhe fiskalizimin e transaksioneve.

Tatimet bëjnë me dije se, bazuar në provat e mbledhura, përfshirë intervistat dhe vetëdeklarimet e punonjësve, janë sekuestruar edhe njësi kompjuterike, me qëllim vijimin e hetimit të thelluar dhe dokumentimin e mëtejshëm të shkeljeve tatimore.

Nga të dhënat e administruara në pajisjet kompjuterike, sipas Tatimeve, rezulton evazion tatimor i lidhur me çmimet reale të shitjes së apartamenteve, çka ka sjellë shmangie të detyrimeve ndaj shtetit.

Administrata Tatimore thekson se ky aksion nuk është i përkohshëm, por do të vijojë me seriozitet dhe vendosmëri ndaj çdo subjekti që nuk reflekton pagat reale në listëpagesa, duke cenuar pensionet e punonjësve, konkurrencën e ndershme dhe interesin publik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat