Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur të marrin më shumë kohë për shqyrtimin e çështjes që lidhet me pagat e gjyqtarëve.
Trupa gjykuese nuk ka dalë ende me vendim përfundimtar, duke shtyrë diskutimet për një mbledhje të radhës. Data e seancës së ardhshme do të përcaktohet në ditët në vijim, ku do të vijojë shqyrtimi i kësaj çështjeje.
Kujtojmë se çështja e pagave ka shkaktuar debat të ashpër, ku është përfshirë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ka dalë kundër kërkesës për rritje, duke e cilësuar një veprim të paprecedentë.
Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë nëse kërkesa për rritje page është në përputhje me ligjin dhe buxhetin e shtetit, ndërsa vendimi pritet të ketë ndikim të madh për financat publike dhe administratën e gjyqësorit.



