back to top
13.5 C
Tirana
E diel, 19 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Paguhet nga spitali privat”/ Akademia e FAF përgënjeshtron akuzat e PD ndaj...

“Paguhet nga spitali privat”/ Akademia e FAF përgënjeshtron akuzat e PD ndaj presidentit Begajt

Akademia e Forcave të Armatosura në një deklaratë publike ka përgënjeshtruar të gjitha akuzat e ditëve të fundit në lidhje me pagesat e kryera ndaj Presidentit të Republikës së Shqipërisë, njëkohësisht Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në funksionet e tij të mëparshme si mjek ushtarak, ka qënë në të kaluarën pjesë e ekipeve të kërkimit shkencor ushtarak së bashku me një staf akademik prej 15 profesorësh dhe është angazhuar në udhëheqjen e temave shkencore të ciklit të tretë të studimeve (Doktoratë) në periudhën 2013–2018 pranë AFA”, thuhet në deklaratë.

“Në lidhje me pagesat të cilave i janë referuar disa media, sqarojmë se: për angazhimin e stafit akademik gjatë viteve 2013–2018, Akademia e Forcave të Armatosura, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me aktet nënligjore që rregullojnë arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë, ka shlyer gjatë viteve 2022 dhe 2024 detyrimet e prapambetura financiare ndaj të gjithë personelit akademik të përfshirë në këtë proces”, sqaron AFA në lidhje pagesat e kryera ndaj Begajt.

Procesi është zhvilluar në mënyrë të barabartë thotë AFA, transparente dhe me dokumentacion të plotë financiar e administrativ, i cili mund të verifikohet nga çdo institucion kompetent.

“AFA mbetet plotësisht e hapur për çdo verifikim nga organet përgjegjëse dhe fton median të ushtrojë misionin e saj mbi bazën e fakteve të verifikuara, duke shmangur keqinformimin e opinionit publik”, mbyllet deklarata.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat