back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetPak orë para protestës së opozitës/ Rama akuza Berishës

Pak orë para protestës së opozitës/ Rama akuza Berishës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për protestën e sotme të Partisë Demokratike.

Rama shprehet se “sot bufi stërplak i kënetës opozitare dilka bashkë me kënetën e tij në protestë dhe se frymëzim në këtë protestë qenkan broçkullat e një të arratisuri në kërkim nga drejtësia për korrupsion dhe fshehje të pasurisë.

“Vetëm duke e braktisur kënetën e bufit stërplak, demokratët do të krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite politike të denjë për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, përndryshe humbjet vetëm do të thellohen edhe përtej 11 majit”, shkruan Rama.

“Sot bufi stërplak i kënetës opozitare dilka bashkë me kënetën e tij në protestë dhe frymëzimi i protestës qenkan broçkullat e një të arratisuri në kërkim nga drejtësia për korrupsion e fshehje pasurie.

Duhet përshëndetur kjo protestë, sepse është një pasqyrë e qartë sa s’ka e alternativës së kalbur të një kënete politike humbësish të degraduar, të cilën më 11 maj shqiptarët duhet ta çojnë drejt tharjes, duke votuar të vetmen forcë politike të denjë në Shqipëri, Partinë Socialiste të Shqipërise.

Vetëm duke e braktisur kënetën e bufit stërplak, demokratët do të krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite politike të denjë për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, përndryshe humbjet vetëm do të thellohen edhe përtej 11 majit, kur protestuesit e sotëm do të jo vetëm të humbur për të dhjetën herë radhazi, po edhe me diferencën më të thellë me Partinë Socialiste, qysh nga viti 2013″, shkruan kreu i qeverisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat