back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaPaketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare

Këshilli i Ministrave ka miratuar zonat prioritare për zhvillimin e ekonomisë malore në disa bashki të vendit, në kuadër të ligjit për Paketën e Maleve.
Zonat janë përcaktuar në bashkitë Belsh, Përmet, Skrapar dhe Elbasan.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryebashkiakët e vendit lidhur me Paketën e Maleve. Ai nuk i kursyei kritikat për ata që nuk kishin dorëzuar pranë Këshillit të Ministrave hartat me zonat prioritare për zhvillim.

Rama u kërkoi drejtuesve vendorë të dorëzojnë hartat përkatëse për të mundësuar nisjen e projekteve, duke vendosur si ultimatum datën 31 tetor të këtij viti.

Kryeministri theksoi se Paketa e Maleve u jep mundësinë pronarëve të tokave të zhvillojnë agroturizëm ose ferma edhe pa dokumentacion të përfunduar. “Nëse toka nuk është në territor të kontestuar, personi mund t’i drejtohet ministrisë përkatëse me projektin dhe merr një kontratë me vlerë simbolike – një euro – për ta zhvilluar,” tha Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat