back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 19 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomia“Paketa e Maleve”/ Sa bashki janë pjesë e skemës së re

“Paketa e Maleve”/ Sa bashki janë pjesë e skemës së re

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka bërë të ditur se qeveria ka miratuar zonat prioritare për zbatimin e “Paketës së Maleve” në disa bashki të vendit, duke theksuar se procesi po avancon me ritme të shpejta.

Sipas tij, zonat janë miratuar për bashkitë Mirditë, Kavajë, Durrës, Vlorë, Berat, Dimal dhe Librazhd, të cilat tashmë janë gati për të vijuar me procedurat për trajtimin e kërkesave të përfituesve.

“Këto bashki kanë kaluar fazën e miratimit të zonave prioritare dhe janë në procesin e shqyrtimit të kërkesave që kanë kaluar filtrat e kontrollit. Paketa e Maleve po ecën me shpejtësi të konsiderueshme dhe mbi gjysmën e bashkive i kemi tashmë në këtë fazë”, deklaroi Demo.

Ministri shtoi se në javët në vijim pritet të përfshihen edhe bashki të tjera në këtë program, duke zgjeruar më tej zbatimin e paketës.

I pyetur për reformën territoriale, Demo u shpreh se mazhoranca ka përgjegjësinë për të çuar përpara ndryshimet, por theksoi se procesi do të jetë gjithëpërfshirës.

Ai bëri të ditur se komisioni i posaçëm parlamentar ka nisur punën dhe pritet që në ditët në vijim të zhvillohen takime me aktorë të ndryshëm, përfshirë edhe vetë ministrin, me qëllim analizimin e reformës së deritanishme dhe përmirësimin e saj.

“Qëllimi është të ndërtojmë bashki më të forta për të ardhmen. Jemi të hapur që kjo reformë të përfshijë të gjitha palët”, u shpreh Demo.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat