back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Pamjet faktojnë se patronazhisti që merr në dorë votën e diasporës"/ Berisha:...

“Pamjet faktojnë se patronazhisti që merr në dorë votën e diasporës”/ Berisha: Drejtohet direkt nga famëziu Taulant Begojaris

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me mediat, ka denoncuar sot me fakte, skandalin e madh të patronazhinimit të votës së diasporës. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se, mediat e mëdha të vendit të kapura nga pushteti dhe krimi, po tentojnë të mbulojnë farsën elektroale të 11 majit.

‘Problemi është se 11 maj, siç thekson dhe raporti i OSBE-ODIHR, mediat kryesore të vendit ishin të renditura në anën e farsës, në anën e qeverisë. Ndaj dhe ka një përpjekje që të mbulohet farsa me të gjitha mënyrat. Kjo përpjekje, duke përdorur segmente të krimit, duke përdorur të gjitha format dhe nuk jepet e vërteta e farsës’, theksoi Berisha.

Gjatë konferencës me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar me pamje, se si patronazhistët e PS-së të drejtuar nga Taulant Balla, kanë masakruar votën e diasporës. ‘ Votat në duart e partisë së krimit. Ky është vetëm një episod, ose një dëshmi, një fakt. Ekzistojnë të tjera në të cilat votat e diasporës u shtetëzuan dhe u manipuluan në shkallën që deshi, partia e krimit. Në shkelje të plotë të kontratës, dhe sigurisht ka vetëm një konkluzion: këto zgjedhje nuk mund të njihen kurrë’, deklaroi prerazi kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Për liderin e opozitës, shkeljet e KQZ-së me votat e diasporës janë flagrante. ‘Ky që e shihni ju me këto, i fut në një zyrë tjetër dhe i mbush vetë. Shihe. Kështu që kjo tregon se nuk ishte proces, por ishte një gjë që u bë në zyrat e partisë, nga njerëz të partisë. Asnjë nga këto të mos ishte, mjafton implikimi i postës shqiptare dhe ikën ai proces. Kurrë ne nuk do të ftonim të votonim me një postë që kalon nga Posta Shqiptare. Ajo dihet se kush kalon në postën shqiptare’, nënvizoi Berisha gjatë fjalës së tij.

I pyetur nga gazetarët nëse, vota e diasporës do të jetë bumerangu i këtyre zgjedhjeve, lideri i demokratëve Sali Berisha u shpreh se, këto janë një faktor, pasi strumbullari i farsës elektorale të 11 majit është shteti elektoral dhe kartelet e drogës.

‘Mendoj se farsa elektorale ka elementë të tjerë, kapitalë. Mendoj se një qeveri kurrë, kurrë nuk mund të shpërndajë para, bonuse në periudhë fushate elektorale. Kurrë nuk mund ta bëjë atë, sepse blen votë. Mendoj se një qeveri kurrë nuk mund të shndërrojë punonjësit e saj në operatorë elektoralë. Strumbullari i farsës elektorale është shteti elektoral. Shtetet që organizojnë farsa, jo të gjitha përdorin kartelet e drogës. Kurse në Shqipëri përveç shtetit elektoral është narkoshteti, kartelet më të fuqishme të Evropës’, deklaroi Berisha.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, nëse Edi Rama përdor gjithçka për të qëndruar në pushtet, atëherë dhe opozita do të përdorë gjithçka për ta larguar.

Berisha theksoi se, Partia Demokratike qëndron për votën e lirë të shqiptarëve. ‘Partia Demokratike këtë herë qëndron në politikë me një qëllim të vetëm, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Rikthimi i votës së lirë të shqiptarëve, realizohet vetëm e vetëm me largimin e Edi Ramës’, theksoi kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët.

FJALA E PLOTE:

Farsa elektorale 11 maj 2025, u bazua në një industri mafioze, të vërtetë, të manipulimit, falsifikimit, të votës së shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë.

U bazua në presionin e jashtëzakonshëm të karteleve të drogës më të mëdha në Europë si, kartelet Poja apo Troplini, Çela, Bajri dhe organizata terroriste ‘Hakmarrja për drejtësi’ dhe shumë grupe të tjera kriminale.

Por veprimtarinë e tyre kriminale, në votën e diasporës e ushtruan zyrtarë të qeverisë dhe ata arritën duke shkelur kontratën, duke shkelur rregullore, të shtetërojnë, të marrin në duart e tyre të zeza, një proces themelor, kushtetues që zhvillohej për herë të parë në historinë e vendit.

Unë ju deklarova dje se kemi të dhëna të pafundme, dhe ato do ti paraqesim para jush dhe shqiptarëve, në mënyrë që edhe shqiptari i fundit të ketë të qartë se çfarë farse e shëmtuar u zhvilluar në 11 maj.

Problemi është se 11 maj, siç thekson dhe raporti i OSBE-ODIHR, mediat kryesore të vendit ishin të renditura në anën e farsës, në anën e qeverisë.

Ndaj dhe ka një përpjekje që të mbulohet farsa me të gjitha mënyrat. Kjo përpjekje, duke përdorur segmente të krimit, duke përdorur të gjitha format dhe nuk jepet e vërteta e farsës.

Sot këtu kemi sjellë disa foto dhe video, që faktojnë se patronazhisti është personi që merr në dorë votën e diasporës. I cili drejtohet direkt nga famëziu Taulant Begojaris. Ja ku e keni.

Krenar njëri me tjetrin për krimin që kryejnë. Ja ku është.

Votat në duart e partisë së krimit.

Ky është vetëm një episod, ose një dëshmi, një fakt. Ekzistojnë të tjera në të cilat votat e diasporës u shtetëzuan dhe u manipuluan në shkallën që deshi, partia e krimit.

Në shkelje të plotë të kontratës, dhe sigurisht ka vetëm një konkluzion: këto zgjedhje nuk mund të njihen kurrë.

Detyra themelore e çdo demokrati dhe demokrateje është, rikthimi i të drejtës së votës së lirë, largimi i Edi Ramës nga pushteti, qeveria teknike dhe vota e lirë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat