back to top
3.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetParadite kryeministër, pasdite kryetar bashkie/ Rama zhvendos protestën nga SPAK-u në qendër...

Paradite kryeministër, pasdite kryetar bashkie/ Rama zhvendos protestën nga SPAK-u në qendër të Tiranës

Pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Edi Rama, ka marrë edhe drejtimin e Bashkisë.

Paradite shfaqet si kryeministër dhe pasdite si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Zgjohet në mëngjes duke mallkuar dhe sulmuar prokurorin që arrestoi Veliajn dhe më pas përgatit sheshin kryesor të Tiranës, për “spektakël” me punonjësit e Bashkisë.

Pas disa takimeve në bashki, sot ai ka zgjedhur që të nxjerrë punonjësit në shesh, për të treguar se sërish do ta ketë ai Bashkinë e Tiranës dhe për t’i bërë karshillëk SPAK-ut me idenë se nuk tërhiqen edhe pas arrestimit të Veliajt.

Thënë ndryshe ai ka zhvendosur protestën para SPAK-ut, në qendër të Tiranës.

“Unë nuk mendoj shumë ndryshe nga ata që shkuan atje, për ndërprerjen pa gjyq të kryetarit të bashkisë me qytetarët e kryeqytetit, i cili mbahet sot në burg, dhe kjo kambanë bie për ata që duan të dëgjojnë, me statusin e të dyshuarit e jo me atë të pandehurit apo fajtorit, çka është e pashpjegueshme për të gjithë ata çerek e ca milion qytetarë që e kanë zgjedhur kryetarin të rrijë në zyrë e jo të mbyllet pa gjyq”, tha Rama.

Për Ramën Veliaj është i pafajshëm po sulmohet politikisht, për Ramën, prokurori është i dështuar, joprofesional, për Ramën pa të s’do të kishte SPAK, etj.

Në këtë amulli zapton qendrën e Tiranës, dhe e mbush me punonjësit e bashkisë, të cilët janë të detyruar të shkojnë pas urdhërave të tij edhe jashtë orarit të punës, ashtu siç shkuan para SPAK-ut për të protestuar.

Në këtë takim, raportohet se marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës përfshirë edhe drejtoritë në varësi të bashkisë foli nënkryetarja e bashkisë, Anuela Ristani, e cila i uroj kryeministrit dhe kreut të PS, Edi Rama “rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës”.

“Tirana është shtëpia jonë dhe shtëpia nuk dorëzohet. Punë të mbarë dhe me shprehjen e kryetarit “jeni më të mirët, ecim përpara” dua tju ftoj të shohim një përmbledhje të disa punëve që për shumë njerëz edhe mund të jenë harruar. I uroj kryeministrit rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës”, tha nenkryetarja.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat