back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 21 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKLP paralajmëron/ "Kodi i Ri Penal mund të rrezikojë sigurinë në prokurori"

KLP paralajmëron/ “Kodi i Ri Penal mund të rrezikojë sigurinë në prokurori”

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2024 në Kuvend, ka folur mbi draftin e Kodit të ri Penal, duke theksuar se KLP ende nuk ka një qëndrim të qartë dhe se nevojitet një analizë e thelluar e të gjitha detajeve.

“Ky ka qenë një proces tërësisht i iniciuar nga Ministria e Drejtësisë. Kemi pritur të kemi një material të cilin mund ta gjykojmë. Kemi pasur një diskutim informal për qëndrimin që ne si Këshill mund të mbajmë, për qasjen pro apo kundër kodit apo seksioneve të veçanta të tij, sepse duhet një punë e jashtëzakonshme për të analizuar të gjitha ato nene, për të parë direktivat e Bashkimit Europian dhe se si përjashtohen. Kërkon një ekspertizë të gjerë në kohë dhe burime njerëzore që Këshilli për momentin nuk i ka”, tha Bogdani.

Ajo shtoi se KLP nuk ka kompetencë ligjore për të marrë vendime dhe masa lidhur me sigurinë në prokuroritë e vendit. Bogdani theksoi se ky problem do të diskutohet në mbledhjen e përbashkët me Këshillin e Lartë Gjyqësor, e cila do të zhvillohet në dhjetor.

“Diskutimi i përbashkët midis KLP dhe KLGJ në dhjetor do të adresojë dhe çështjen e sigurisë. Ndoshta është momenti që këshillat dhe të gjitha institucionet e drejtësisë të bashkëpunojnë dhe të dalin me një plan masash”, përfundoi kryetarja e KLP.

Ky qëndrim vjen në një kohë kur reforma në drejtësi dhe siguria e prokurorive janë çështje prioritet për funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend, ndërsa drafti i Kodit Penal pritet të ketë ndikim të madh në të ardhmen e ligjshmërisë dhe procedurave penale në Shqipëri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat