back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetParaqitjet e legjionarëve: Bajrami shënon dhe dërgon Rangers në finalen e kupës...

Paraqitjet e legjionarëve: Bajrami shënon dhe dërgon Rangers në finalen e kupës së ligës

Kur ka mbetur vetëm një javë nga grumbullimi zyrtar i Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e fundit në grupin B1 të UEFA Nations League, legjionarët kuqezi vijojnë të shkëlqejnë me klubet e tyre në arenën ndërkombëtare.

Nedim Bajrami ishte sërish protagonist për skuadrën e Rangers. Futbollisti kuqezi dha një kontribut të jashtëzakonshëm në gjysmëfinalen e kupës së ligës, teksa shënoi golin e fitores në minutën e 81-të në takimin ndaj Motherwell. Pas disavantazhit në pjesën e parë, Rangers realizoi dy gola në fraksionin e dytë dhe goli i Bajramit e dërgoi skuadrën në finale. Gjithashtu, mesfushori kuqezi shënoi gol edhe në ndeshjen e fundit të Rangers në kampionat ndaj Aberdeen.

Pasi i shënoi Galatasaray, Ernest Muçi gjeti sërish rrugën e rrjetës ndaj Kasimpasa. Futbollisti kuqezi shënoi golin e vetëm të Besiktas në humbjen 1-3 në shtëpi. Për Muçin ky ishte goli i tretë këtë sezon në kampionatin turk, shkruan Tema.

Të goli këtë fundjavë u rikthye edhe Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi shënoi një supergol ndaj Zaragoza. Ky ishte goli i gjashtë sezonal për Uzunin në kampionat.

Cristian Shpendi nuk njeh kufi. Sulmuesi i Kombëtares U-21 shënoi golin e vetëm të sfidës dhe të fitores për Cesena ndaj Sudtirol. Ky ishte goli i shtatë sezonal për Cristian Shpendin që kryeson renditjen e golashënuesve në Serinë B italiane.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Mitaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Taulant Seferi, Mirlind Daku, Myrto Uzuni, Jasir Asani dhe Cristian Shpendi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat