back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaParatë e klientëve në xhepin e avokates/ Prokuroria Fier mbyll hetimet

Paratë e klientëve në xhepin e avokates/ Prokuroria Fier mbyll hetimet

Prokuroria Fier ka dërguar në gjyq shtetasen A.B., e cila akuzohet se në cilësinë e avokates ka mashtruar disa persona, duke përvetësuar shuma monetare pa hapur asnjë proces gjyqësor.

Sipas hetimeve, A.B. i ka marrë paratë shtetasve të ndryshëm me pretekstin se do t’i përfaqësonte në procedura gjyqësore, por nga ana e saj nuk është ndërmarrë asnjë veprim administrativ apo procedural. Për ta bërë pretendimin e saj më bindës, ajo ka dorëzuar dokumente që nuk pasqyronin realitetin, duke krijuar përshtypjen se procedurat ishin duke u ndjekur siç duhej.

Prokuroria thekson se shumë nga të dëmtuarit jetonin jashtë Shqipërisë dhe nuk kishin mundësi të kontrollonin veprimet e avokates, duke e bërë kështu situatën më të ndërlikuar.

Në përfundim të hetimeve, A.B. është dërguar në gjyq për veprat penale:

Mashtrimi, kryer më shumë se një herë, në dëm të viktimave A.S., K.S., O.Sh.;

Mashtrimi me pasoja të rënda, në dëm të viktimës M.Sh.;

Falsifikimi i dokumenteve.

Prokuroria Fier njofton se çështja do të ndiqet në gjykatë dhe se hetimet zbardhin mënyrën e veprimit të avokates, e cila përdorte mashtrimin dhe falsifikimin për të përfituar në mënyrë të paligjshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat