back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaParku eolik i Tropojës, hap i madh drejt pavarësisë energjetike

Parku eolik i Tropojës, hap i madh drejt pavarësisë energjetike

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në parkun eolik të Tropojës, ku ka inspektuar nga afër investimin e ri në fushën e energjisë së rinovueshme.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria për shumë vite ka qenë e varur pothuajse tërësisht nga prodhimi i energjisë elektrike nga burimet ujore, por kjo situatë pritet të ndryshojë falë projekteve të reja strategjike.

Rama u shpreh se parku eolik i Tropojës pritet të hyjë në rrjetin kombëtar të prodhimit të energjisë brenda 12 muajve, duke përjashtuar periudhën e dimrit intensiv. Ai vlerësoi eksperiencën dhe suksesin e kompanisë investuese, e cila ka operuar më parë në disa vende të Europës.

“Kemi besim se do të përfitojmë dije të reja dhe një vlerë të shtuar në kulturën e punës dhe veprimit në një sektor kaq strategjik. Ky investim është pjesë e rrugës për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë”, u shpreh Kryeministri.

Sipas Ramës, trashëgimia e një sistemi energjetik të varur nga reshjet ka sjellë ndër vite vështirësi dhe kosto të larta, veçanërisht në periudhat e thatësirës, kur vendi është detyruar të importojë energji me çmime të larta.

“Po shkojmë drejt fundit të kësaj varësie. Shqipëria do të jetë në kategorinë e vendeve me pavarësi të plotë energjetike”, përfundoi Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat