Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot para Kryeministrisë se opozita ka nisur një “betjë të gjithanshme” kundër qeverisë aktuale, duke përfshirë aktivitete brenda parlamentit dhe me qytetarët.
Berisha tha se deputetët dhe strukturat e PD-së do të angazhohen njëkohësisht në komisione parlamentare, platforma online, takime me qytetarët dhe analiza të brendshme të partisë.
“Ne do fillojmë tani takimet dhe analizat në çdo qelizë tonën. Deputetët do jenë edhe në platformë, edhe në komisione, edhe në parlament, do jenë edhe në takime me qytetarët. Pra, cila do jetë skedula? Do bëhet dhe do të kombinohen me një fjalë. Unë nuk mund të them se të gjithë deputetët do jenë aty, sepse përparësi absolute do kenë takimet me elektoratin,” – u shpreh Berisha.
Ai theksoi se kjo strategji është e detyruar nga situata aktuale dhe synon mobilizimin maksimal të partisë kundër qeverisë, duke e quajtur procesin një “betjë të gjithanshme me regjimin”.



