Kreu i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët është pytur për partitë e reja.
Berisha nuk ka dhënë një përgjigje për rolin e këtyre partive dhre se si i sheh, po ka kaluar në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Gjithçka mund të them për këtë çështje, ne jemi të hapur. Por, më duhet nga ana tjetër të them se, çdo ditë që kalon këto forca politike, në një mënyrë apo një tjetër i vetëakuzon, pasi objektiv kryesor në sulmet e tyre këta vënë PD-në. Dhe mendojnë se, në këtë mënyrë do të fitojnë besimin e qytetarëve. Ndërkohë që qytetarët kanë të qartë se, problem kryesor nuk është opozita, është teza e Edi Ramës.
Problem për Shqipërinë është kleptokracia, është narkoshteti. Mirëpo, cilat janë arsyet që këto forca politike vendosen në funksionin e opozitarëve të opozitës, le t’i gjykojnë vet qytetarët. Natyrisht, nuk është një rol i denjë, është një rol shumë kompromentues”, ka thënë Berisha.