Në podkastin “Të Pashoq”, kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, theksoi se dera e tij ka qenë gjithmonë e hapur për forcat e reja që kanë trokitur për të bashkëpunuar.
Ai theksoi se parakushti për çdo kandidat është integriteti, duke theksuar se nuk pranojnë lidhje me krimin ose para të pista. Basha shpjegoi se Demokratët Euroatlantikë janë një strukturë e konsoliduar që ka një program të shpalosur dhe që përfaqëson një alternativë për Shqipërinë.
Më tej ai theksoi se kandidatët për deputetë do të vijnë nga komunitetet, qw jetojne me hallet e qytetarwve.
Pjesë nga intervista:
Lulzim Basha: E para e punës dera ime ka qenë e hapur sa herë kanë trokitur forcat e reja dhe forca të regjistruara më parë në zgjedhje. Kanë trokitur ata në derën time, jo unë.
Pyetje: Kush janë ata?
Lulzim Basha: Ska rëndësi, e dinë fare mirë ata që kanë trokitur. Pastaj vendosin vet. Nuk jam unë që vendos strategjitë dhe prioritetet e tyre politike, unë vendos prioritetet për Demokratët Euroatlantikë dhe për aleatët tanë. Ne kemi një parakusht që shtë integriteti i çdo kandidati. Pra, jo para të pista, jo lidhje me krimin dhe nuk kemi asnjë paragjykim tjetër. Pastaj nëse dikush që ka trokitur disa herë në derën tonë ndryshon mendje për një arsye apo për një arsye tjetër, ia lëmë atyre.
Pyetje: Ky dikush do pranojë një listë të stërgjatë nga radhët tuaja që ta fus tek lista e vet si? Se dua të di objektivin e 2025-ës, deri ku shkon përveç Lulzim Bashës që mund të marrë nga një mënyrë apo në një tjetër jë tjetër mandat deputeti në Kuvend. Se sbesoj të jetë ambicja vetëm për kaq.
Lulzim Basha: Këto janë ato që i quajtët forca të reja. Unë nuk jam këtu si një individ. Unë përfaqësoj këtu një strukturë të shtrirë në 5 mijë qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Me struktura të angazhuara, me kryetar degësh, me Kryesi partie, me Këshill Kombëtar, me vendimmarrje, me program. E vetmja forcë politike që ka një program të shpalosur tashmë. Dhe sigurisht këtu ka vend edhe për ato forca të cilat numerikisht mund të përbëhen nga disa individ, disa prej tyre siç e kanë pranuar në ato takime, skanë as struktura. Për sa kohë qëndrojnë të vendosur kundër qeverisjes së Edi Ramës dhe për një alternativë e cila i shërben njerëzve, i shërben Shqipërisë.
Pyetje: Po për kandidat për kryeministër humb shansi në 2025-ën, apo?
Lulzim Basha: Varet gjithçka nga performanca elektorale. Por këtu si asnjëherë tjetër ne do t’i qasemi njerëzve pa asnjë kompleks për të kaluarën . Ne do t’u çojmë kandidat për deputetë e para vijnë nga komuniteti. Kur thonë fikin dritën me komunitetin që kërkojnë votën natën, zgjohen me ta, çojnë fëmijët në shkollë me ta, përballen me problemet e rendit public me ta, kur thonë dëgjojnë krsimën kokë më kokë me ta. Pra nuk ndodhen në longet ekskluzive dhe të shtrenjta të Tiranës, ndërkoh krimi ndodh në Shkodër apo në Elbasan apo në lagjet e Tiranës. Pra, njerëz që jetojnë me hallet e njerëzve. Ky është mësimi i parë nga e kaluara dhe mësimi i dytë është që ne do t’i japim fuqi atyre që në këto tre vite kanë qëndruar me sakrificë personale për diçka më të madhe që kanë besuar.