Mazhoranca miraton me 75 vota buxhetin pas 23 orësh debat me opozitën.
40 deputetë të opozitës votuan kundër, ndërsa ngritën kartonat e kuq gjatë procesit.
Seanca e sotme u karakterizua nga debatet dhe përplasjet që ishin të pranishme në disa momente, duke pasur protagonistë deputetët e opozitës.
Këta të fundit shprehën pakënaqësinë e tyre me projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, të cilin e kanë kundërshtuar vazhdimisht edhe në daljet publike.