back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPas 306 votave, Alibeaj dorëhiqet: “Në Kuvend mbetën pazarxhinjtë”

Pas 306 votave, Alibeaj dorëhiqet: “Në Kuvend mbetën pazarxhinjtë”

Kandidati për deputet nga koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, Enkelejd Alibeaj, i cili nuk arriti të merrte mandat duke siguruar vetëm 306 vota në partinë e re, në një prononcim për media, u shpreh se nga Kuvendi del me kokën lart.

Ai tha se ata që do të jenë në Kuvend janë pazarxhinjtë, ndërsa theksoi se në zgjedhjet e 11 majit, të humbur kanë dalë shqiptarët.

“Nuk është hera e parë, kam ikur njëherë në 2013, me kokën lartë. Edhe njëherë në 2019 me kokën ulur. E rëndësishme është si del, unë dal me kokën lartë.

Këta që ngelën këtu janë pazarxhinjtë. Kështu e gatuan, bashkë e gatuan. Ia arritën qëllimit. Fitoi Rama, fitoi Berisha, humbën shqiptarët. Preja e radhës është drejtësia.

Rrugët e zotit janë të pafundme. Unë nuk kam ardhir si anonim dhe nuk iki si anonim. Në politikë aktive nuk do të jetën, në atë publike nëse më pranoni, pse jo”, tha Alibeaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat