back to top
13.5 C
Tirana
E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaPas bisedimeve për paqen në Riad/ BE vendos sanksione të reja kundër...

Pas bisedimeve për paqen në Riad/ BE vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për vendosje të një raundi të ri sanksionesh kundër Rusisë.

Ky vendim vjen një ditë pas bisedimeve SHBA-Rusi në Riad për paqe në Ukrainë dhe vetëm disa ditë para tre vjetorit nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë.

Mediat e huaja raportojnë se sanksionet do të miratohen zyrtarisht nga ministrat e BE-së të hënën, në përvjetorin e tretë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska.

Kjo është paketa e 16- të  e kufizimeve të BE kundër Rusisë që nga shkurti i vitit 2022.

Në paketën e re të sanksioneve përfshihet ndalimi i importeve të aluminit, një ide që është diskutuar në të kaluarën, por nuk u miratua kurrë për shkak të hezitimit të disa vendeve anëtare që shqetësoheshin për pasojat në ekonominë e tyre.

Përveç metalit të papërpunuar, pjesë e kësaj liste është edhe kundër cisternave që i përkasin “flotës” së  Rusisë.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, shkroi në X duke thënë se me këto sanksione i mbyllin dyert e pasme Rusisë për importe dhe eksporte dhe shtoi se Kremlini s’e thyen vendosmërinë e Unionit.

Kujtojmë se sekretari i Shtetit në SHBA, Marco Rubio, është shprehur se Evropa do të thirret në tryezën e bisedimeve për të diskutuar lehtësimin e sanksioneve për Kremlinin.

“Ka palë të tjera që kanë sanksione, Bashkimi Evropian do të duhet të jetë në tryezë në një moment,” tha Rubio të martën pas takimit me homologun e tij rus në Riad të Arabisë Saudite.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat