back to top
28.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaPas hetimeve të mëparshme/ Dorëhiqet drejtori i AMP, Florian Sulejmani

Pas hetimeve të mëparshme/ Dorëhiqet drejtori i AMP, Florian Sulejmani

Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare, ndërsa kërkesa për dorëheqje i është dorëzuar ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, ditën e martë.

Ende nuk janë bërë publike arsyet e largimit të tij nga posti, ndërsa Ministria e Brendshme nuk ka reaguar zyrtarisht mbi vendimin.

Kujtojmë se disa muaj më parë, Sulejmani u pezullua nga detyra me urdhër të prokurorisë së Beratit, në kuadër të një hetimi penal të nisur ndaj tij. Më pas, çështja kaloi për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës, e cila vendosi ta pushojë hetimin dhe e riktheu atë në detyrë.

Dorëheqja e Sulejmanit vjen në një kohë kur institucioni që ai drejton ndodhet nën vëmendje të shtuar për shkak të rolit të tij në garantimin e integritetit të strukturave të policisë së shtetit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat