back to top
8.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaPas kërkesës së Veliajt/ GJKKO vendos shtyrjen e seancës për dosjen penale

Pas kërkesës së Veliajt/ GJKKO vendos shtyrjen e seancës për dosjen penale

GJKKO ka vendosur të shtyjë për në datën 5 dhjetor, ora 09:00, seancën paraprake për dosjen e njohur si “Veliaj”. Seanca e kësaj të marte kishte për qëllim të përcaktonte nëse çështja do t’i kalonte gjykimit apo do t’i rikthehej SPAK-ut për hetime shtesë.

Shtyrja u kërkua nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt. Ai ka kërkuar kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes, kërkesë që u pranua nga trupi gjykues. Veliaj ishte i pranishëm vetë në sallë, ndërsa SPAK-u u përfaqësua nga prokurori Ols Dado.

Sipas mbrojtjes, Veliaj ka kërkuar më herët në GJKKO një kopje fizike të dosjes, duke argumentuar se nuk i është lejuar të lexojë materialet e plotë dhe se USB-ja e dorëzuar avokatëve nuk mund të përdoret gjatë qëndrimit në paraburgim.

Kryebashkiaku po hetohet për disa akuza, mes të cilave pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre, si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, po përballet me akuza për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash. Të gjitha këto akuza janë objekt hetimi nga SPAK dhe nuk janë provuar ende nga gjykata.

Më 3 nëntor, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Veliajt, duke e lënë në detyrë si kryebashkiak të Tiranës dhe duke rrëzuar vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij, si dhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në kryeqytet.

Ndërkohë, më 27 nëntor, Veliaj iu drejtua sërish Kushtetueses, duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë “arrest me burg”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat