back to top
9.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaRritje zinxhir/ Pas naftës shtrenjtohet edhe vaji

Rritje zinxhir/ Pas naftës shtrenjtohet edhe vaji

Në tregun vendas, përveç shtrenjtimit të karburanteve, ka nisur edhe rritja e çmimeve për produktet ushqimore, ku një nga më të prekurit është vaji i lulediellit.

Sipas importuesve, rritja e çmimeve është ndikuar nga shtrenjtimi i lëndëve djegëse për rafineritë jashtë vendit, si dhe nga kostot më të larta të transportit.

Gjatë muajit mars, importuesit vendas kanë rritur çmimin e shitjes me shumicë të vajit ushqimor me rreth 7-8%. Në muajin shkurt, para nisjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, vaji tregtohej me shumicë nga 176 deri në 178 lekë për litër.

Nga java e tretë e marsit, çmimi është rritur me rreth 5 lekë për litër, duke arritur në 182-183 lekë. Ndërkohë, që nga fillimi i javës së fundit të muajit, importuesit paralajmërojnë një tjetër rritje prej rreth 7 lekësh për litër.

Pas këtyre ndryshimeve, çmimi me shumicë i vajit ushqimor pritet të arrijë në rreth 190 lekë për litër.

Një situatë e ngjashme është regjistruar edhe në mars të vitit 2022, kur çmimet e vajit të lulediellit pësuan rritje të ndjeshme për shkak të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare.

Ekspertët paralajmërojnë se rritja e çmimeve të importit dhe e kostove të transportit mund të reflektohet më tej edhe në çmimet me pakicë për konsumatorët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat