back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPas ngjarjeve kriminale/ Berisha kërkon dorëheqjen e dy ministrave të kabinetit Rama

Pas ngjarjeve kriminale/ Berisha kërkon dorëheqjen e dy ministrave të kabinetit Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se opozita do kërkojë dorëheqjen e menjëhershme të ministres së Brendshme dhe të ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Berisha tha se dorëheqjen e Vengut, sipas tij, ia ka kërkuar edhe kryeministri Edi Rama, por ministri nuk ka reaguar ndaj kërkesës.

“Natyrisht ne do kërkojmë. Do kërkojmë edhe dorëheqjen e menjëhershme të ministres, e cila ka probleme të mëdha dhe ne do kërkojmë largimin e saj,” – u shpreh Berisha.

Ai shtoi se nuk ka prova që ministrja të jetë e përfshirë në ngjarjet kriminale, duke aluduar te ekzekutimi i Gilmando Danit, por tha se mënyra e reagimit dhe e menaxhimit të situatave e bën atë përgjegjëse për dështimet në sektorin e sigurisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat