back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 13 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetPas protestës para Kryeministrisë/ Lapaj: Më kanë kallëzuar sërish

Pas protestës para Kryeministrisë/ Lapaj: Më kanë kallëzuar sërish

Kryetari i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka reaguar në rrjetet sociale në ditën e 96-të të rezistencës së kësaj lëvizjeje, duke deklaruar se është kallëzuar sërish nga Policia e Tiranës.

Sipas Lapajt, ky është kallëzimi i gjashtë ndaj tij, ndërsa në total ai pretendon se akuzohet për 14 vepra penale. Në reagimin e tij, ai i cilësoi uniformat blu si “policia politike” dhe akuzoi qeverinë për përndjekje politike ndaj tij dhe mbështetësve të lëvizjes.

“Sapo mora dijeni që policia politike e Edi Rama më ka kallëzuar për herë të gjashtë për një total prej 14 veprash penale. Më kanë kallëzuar sepse kemi guximin si qytetarë për të thënë të vërtetën e madhe: ata po na vjedhin”, shkruan Lapaj në reagimin e tij.

Ai shtoi se gjatë 13 viteve të qeverisjes së Ramës, sipas tij, policia nuk ka dërguar asnjë ministër në prokurori për korrupsion, ndërsa ka kohë dhe burime për të proceduar qytetarët që kundërshtojnë qeverinë.

Reagimi i Lapajt vjen në një kohë kur protestat e organizuara nga lëvizja Shqipëria Bëhet vijojnë prej javësh. Protesta e së dielës para Kryeministrisë së Shqipërisë u shoqërua me tensione dhe përplasje me efektivët e policisë, ndërsa disa mbështetës të lëvizjes kanë qëndruar në zonë në formë proteste të vazhdueshme.

Ndërkohë, më 9 mars, Policia e Shtetit njoftoi procedimin penal për Adriatik Lapaj dhe tre anëtarë të tjerë të lëvizjes, në lidhje me zhvillimet gjatë protestave.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat