back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 3 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPas “REAS” tek “AIBA”, shpërthen H5N1, shmangni blerjen e pulave/ Ministria e...

Pas “REAS” tek “AIBA”, shpërthen H5N1, shmangni blerjen e pulave/ Ministria e Bujqësisë konfirmon virusin

Ministria e Bujqësisë informoi se pas vatrës së gripit të shpendëve në fermën e kompanisë Rea’s më 3 mars, një tjetër rast është konfirmuar me sëmundjen H5N1 në pularinë “AIBA”.

Në fakt është hera e dytë që jepet alarmi nga Ministria e Bujqësisë për kompaninë “Aiba”.

Fillimisht opinion publik është njoftuar me 17 mars dhe së fundmi me 3 prill.

Ka qenë një njoftim i vakët i Ministrisë së Bujqësisë, e cila mban sekret emrin e kompanisë por edhe nuk jep detaje nëse janë hedhur ne treg pula nga kjo kompani që mbartin virusin H5N1.

Njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë:

Në kuadër të transparencës për publikun informojmë se në datën 3.3.2025 është konfirmuar me anë të testit RT-PCR sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, në vendin tonë.

Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet përkatëse të varësisë kanë marrë masat në mënyrë të menjëhershme, pas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë, se në Qarkun Durrës, në një stabiliment me vendodhje në fshati Maliq Muҫo, Njësia Administrative Rashbull, ka patur ngordhje shpendësh.

Situata mbarëbotërore lidhur me praninë dhe përhapjen e sëmundjes virusale të Influencës aviare mbetet shqetësuese, pasi kjo sëmundje ka shkaktuar dëme masive në një numër të lartë shpendësh oborresh, për prodhim, si dhe atyre të egër. Sipas Organizatave Botërore të Shëndetit të Kafshëve, asaj të Njeriut e me tej janë me qindra vatra aktive të virusit në shpendë dhe në specie të tjera.

Pas konfirmimit, është mbajtur në MBZHR, është thirrur takimi i Qendrës Kombëtare të Krizës dhe ka hyrë menjëherë në fuqi Urdhri i Ministrit Nr. 200, datë 3.3.2025 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së Infuencës aviare ne shpendë, në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve e gjalla”.

Lidhur me rastin, informojmë publikun se strukturat qëndrore dhe rajonale ka vendosur fermën në karantinë, ku janë marrë mostra zyrtare dhe janë dërguar brenda ditës, për analizim në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar më herët në faqen zyrtare për konstatimin dhe ndjekjen e gjithë protokolleve veterinare për marrjen e masave në kohë.
AKVMB ka njoftuar gjithashtu 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve, të cilët duhet të marrin masa për biosigurinë në stablimentet e tyre, si dhe ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës.

Aktualisht të pranishëm në terren janë strukturat veterinare Rajonale, të Drejtorisë së Përgjithshme të AKVMB dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat