back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetPas SPAK-ut, Berisha sulmon Prokurorinë e Përgjithshme/ "Zvarriti për 22 muaj gjyqtaren...

Pas SPAK-ut, Berisha sulmon Prokurorinë e Përgjithshme/ “Zvarriti për 22 muaj gjyqtaren Irena Gjoka”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar me ashpërsi Prokurorinë e Përgjithshme dhe Këshillin e Lartë të Gjyqësorit (KLGJ), duke denoncuar mosveprimin e tyre lidhur me çështjen e magjistrates Irena Gjokë. Sipas Berishës, institucionet e drejtësisë kanë shkelur ligjin dhe kanë vepruar për të mbrojtur individë, duke e lënë çështjen jashtë procedurave të rregullta.

Berisha akuzon Prokurorinë e Përgjithshme se, pas një zvarritjeje prej 22 muajsh, nuk ka dorëzuar KLGJ-së relacionin mbi dy dëbimet dhe vendimin penal të Irena Gjokës, siç ishte kërkuar nga Adriana Kalasa, përfaqësuese e Partisë Demokratike. Sipas tij, kjo tregon për drejtësi të kapur, ku prokuroria shmang ligjin dhe Kushtetutën për të favorizuar magjistratë të caktuar.

“Kjo është një drejtësi e kapur nga krimi dhe politika, që nuk ka lidhje me ligjin e Kushtetutën,” deklaron Berisha. Ai thekson se as Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese nuk janë shqetësuar për këtë çështje, duke e lënë të pandëshkuar një shkelje të hapur të procedurave ligjore.

Sipas ligjit, çdo magjistrat që ka dhënë vendime në kundërshtim me ligjin, duhet të ndalohet nga ushtrimi i funksionit dhe çështja të dërgohet menjëherë në Institucionin e Lartë të Drejtësisë (ILD). Por, Berisha akuzon se KLGJ-ja, me 6 vota, ka shmangur marrjen e përgjegjësisë dhe nuk ka vepruar për të kthyer çështjen në ILD, duke krijuar kështu një precedent shqetësues për mosndëshkimin e shkeljeve të magjistratëve.

“Pas 22 muajsh zvarritje, Irena Gjoka vazhdon të ushtronte detyrën në kundërshtim me ligjin, ndërkohë që KLGJ-ja pretendon se nuk është organ kompetent dhe nuk e çon çështjen në ILD,” shton Berisha, duke e konsideruar këtë një turp kombëtar për drejtësinë shqiptare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat