Jennifer Aniston ka folur për thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, për lidhjen e saj të dyshuar me ish-presidentin e ShBA-ve Barack Obama.
Gjithçka filloi kur u shfaqën akuzat për një krizë të supozuar, në martesën e Barack dhe Michelle Obama.
Vëmendje të veçantë shkaktoi fakti që Michelle nuk mori pjesë në disa ngjarje të rëndësishme kohët e fundit, përfshirë funeralin e ish-presidentit Jimmy Carter dhe inaugurimin e Donald Trump.
Mediat më pas filluan të spekulojnë për një lidhje të mundshme mes Jennifer Aniston dhe Obamas, e cila shkaktoi stuhi në publik.
Gjithashtu Jennifer i ka mohuar disa herë këto thashetheme, duke shpjeguar se mezi e njeh Barack Obaman. Në emisionin e Jimmy Kimmel, kur prezantuesja shfaqi një kopertinë tabloidi që pretendonte se ajo kishte një lidhje me Obaman, Jennifer qeshi duke thënë se nuk ishte çmendur, por se e gjithë kjo situatë i dukej shumë qesharake.
“Unë e kam takuar atë vetëm një herë. Unë e njoh Michelle shumë më mirë se ai”, përfundoi ajo.