back to top
11.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaPas sulmit ndaj prokurorit/ Veliaj del jashtë kontrollit në gjykatë

Pas sulmit ndaj prokurorit/ Veliaj del jashtë kontrollit në gjykatë

Procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij po ndjek një rrjedhë tensionuese dhe me sfida serioze për institucionet ligjore. Ndaj tij janë ngritur tashmë akuzat për shkelje ligjore, të cilat e kanë bërë këtë gjyq një nga më të ndjekurit nga publiku dhe media.

Dje, gjatë seancës në gjykatë, Veliaj u largua nga salla me pretendimin se nuk njihte dosjen e çështjes. Ai kërkoi gjithashtu përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda dhe nuk pranoi pjesëmarrjen e avokates së shtetit, duke ndërprerë përkohësisht rrjedhën normale të seancës. Veprimet e tij u perceptuan si një tentativë për të vonuar procesin dhe për të shmangur përgjegjësinë ligjore.

Ky episod vjen vetëm disa javë pasi Veliaj ka sulmuar publikisht prokurorin që ndjek çështjen, duke krijuar tension dhe duke hedhur dyshime mbi seriozitetin e hetimit. Ky sulm ndaj prokurorit Olsi Dado, i kombinuar me veprimet e djeshme në gjykatë, duket se përbën një strategji të qëllimshme për të zvarritur procesin dhe për të influencuar ritmin e gjyqit.

Megjithatë, seanca nuk u anulua dhe është caktuar që të vijojë më 9 shkurt, ku do të shqyrtohet edhe roli i bashkëshortes së Veliajt si e pandehur në këtë çështje.

Veprimet e kryebashkiakut dhe sjellja e tij në seancën e djeshme tregojnë një model të qartë zvarritjeje të gjyqit, duke e përdorur proceduralisht situatën për të fituar kohë dhe për të menaxhuar imazhin publik.

Pyetja që shtrohet se a do t ‘ia dalë Veliaj të zvarrisë edhe më tej gjykatën përballë akuza të rënda që SPAK ka ngritur ndaj tij?/ Etleva Skonja

Veliaj kundër gjyqtares Deda/ “Nuk po dëgjohem, po largohem nga salla”

Erion Veliaj në krizë totale/ Sulme në panik: Strategjia e dështuar ndaj prokurorit

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat