back to top
33.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetPas ultimatumit dhe largimeve/ Qeveria ngre Task Forcë për Vlorën

Pas ultimatumit dhe largimeve/ Qeveria ngre Task Forcë për Vlorën

Pas vizitës së fundit të Kryeministrit Edi Rama në Vlorë, strukturat qendrore dhe vendore janë vënë në lëvizje për të garantuar një sezon turistik sa më të sigurt, të pastër dhe të organizuar në qytetin bregdetar.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, do të qëndrojë në Vlorë gjatë gjithë muajve të verës për të koordinuar punën mes bashkisë dhe institucioneve shtetërore. Burime zyrtare bëjnë me dije se është ngritur një Task Forcë e posaçme për muajt korrik-gusht, e cila do të fokusohet në tre fusha kryesore:

Pastrimi dhe mjedisi

‘Përforcimi i standardeve të pastërtisë në zonat urbane dhe turistike, me ndërhyrje të shpejta në rast problematikash;

Mirëmbajtja e infrastrukturës

Kujdes i përditshëm për rrugët, ndriçimin publik, hapësirat e gjelbra dhe plazhet, me synim ruajtjen e imazhit të qytetit;

Siguria dhe shëndeti

Forcimi i strukturave të rendit dhe shëndetësisë për të garantuar siguri dhe përballim të emergjencave në zonat turistike.

Deputetët e qarkut janë udhëzuar të shtojnë praninë në zonat që mbulojnë, për të identifikuar e adresuar problemet në kohë reale.

Sipas burimeve nga qeveria, administrata do të mbetet në gatishmëri edhe gjatë fundjavave, ndërsa parashikohen mbledhje të rregullta mes drejtuesve politikë dhe institucioneve për të analizuar rezultatet dhe për të marrë masa të menjëhershme në rast të mangësive.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat