back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaPas vrasjes së gjyqtarit Kalaja/ Gerd Hoxha kërkon forum kombëtar për sigurinë

Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja/ Gerd Hoxha kërkon forum kombëtar për sigurinë

Një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, kolegu i tij, gjyqtari Gerd Hoxha, ka reaguar me një thirrje të fortë për institucionet dhe shoqërinë shqiptare.

Në një prononcim për mediat, Hoxha e përshkroi Kalajan si një njeri me shumë vlera dhe një profesionist të respektuar, ndërsa theksoi se ngjarja është jashtë çdo imagjinate.

“Një njeri me shumë vlera, më besoni është jashtë çdo lloj imagjinate që mund të ndodhin gjëra të tilla. Sot është koha që shoqëria shqiptare të reflektojë thellë për këto ngjarje makabre. Institucionet shtetërore duhet të reagojnë me urgjencë, për të marrë masa që do duhet të parandalojnë ngjarje të tilla”, tha gjyqtari Hoxha.

Ai propozoi ngritjen e një forumi kombëtar, me përfaqësues të të gjitha pushteteve, për të adresuar sigurinë e gjyqtarëve dhe për të garantuar ushtrimin normal të funksioneve të tyre.

“Është e pamundur që qytetarët të marrin drejtësi, nëse gjyqtarët janë të kërcënuar. Gjyqtarët janë shumë të tronditur, por nuk frikësohen për të dhënë drejtësi”, u shpreh ai.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë ka tronditur sistemin gjyqësor dhe opinionin publik, ndërsa kërkohet me ngulm marrja e masave konkrete për mbrojtjen e magjistratëve dhe respektimin e dinjitetit të tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat