back to top
26.5 C
Tirana
E enjte, 1 Maj, 2025
spot_img
KreuAktualitetPasagjerët e "WizzAir" mbahen peng në Londër/ Media britanike: Ekuipazhi i akuzoi...

Pasagjerët e “WizzAir” mbahen peng në Londër/ Media britanike: Ekuipazhi i akuzoi gabimisht për vjedhjen e telefonit

Një ngjarje në përmasat e skandalit raportohet nga mediat britanike. Pasagjerët e një avioni të kompanisë “WizzAir” që udhëtonin nga Londra drejt Tiranës pasditen e djeshme, janë mbajtur për 90 minuta peng në Aeroportin e Lutonit.

“Fluturimi W95004 i Wizz Air ishte planifikuar të fluturonte nga Londra/Luton për në kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana, në orën 15:10 dje, por pasagjerët u mbajtën në pistë për gati 90 minuta”, raporton media vendase Birmingham Mail.

Incidenti i çuditshëm ndodhi kur stafi akuzoi pasagjerët se i kishin vjedhur telefonin e një roje sigurie. Policia hipi në aeroplan dhe pasagjerët u mbajtën në pistë për gati 90 minuta, por në fund rezultoi se sendi që ata kërkonin nuk ishte në bord.

Vonesa u shkaktua nga pamjet e kamerave të sigurisë që dyshohet se tregonin një pasagjer duke marrë telefonin në aeroport. Megjithatë, pas një vonese prej 88 minutash, ekuipazhi i kabinës njoftoi se nuk kishte sende në aeroplan.

Një pasagjer 28-vjeçar i cili dëshiroi të mbetej anonim për median britanike, tregoi se stafi kishte telefonuar në celularin e zhdukur dhe kishte pretenduar se dikush e kishte hapur atë. Aty, sipas tyre ishin dëgjuar njoftimet e nisjes së fluturimit dhe menjëherë stafi kishte dyshuar se një pasagjer që ndodhej në bord e kishte vjedhur atë.

Pothuajse një orë pasi kishte filluar drama, një anëtar i frustruar i ekuipazhit i informoi pasagjerët se stafi po shqyrtonte pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar personin e dyshuar.

“Ne ende duam t’i japim mundësinë këtij personi të mundshëm që bëri gabimin ta sjellë atë përpara se ta gjejmë në video. Edhe një herë, ju lutem ejani vullnetarisht tek unë ose te kolegët e mi në prapavijë”, është shprehur ai.

Situata u tensionua më tej kur telefoni mbeti i pagjetur dhe oficerët e policisë hipën në avion, ndërsa udhëtarët e pakënaqur mbetën të bllokuar në Luton. Më shumë se një orë pas orarit të parashikuar të nisjes, asistentet e fluturimit të lodhura u dhanë lajmin pasagjerëve të zemëruar – në bord nuk kishte asgjë.

“Nuk ka asnjë send në këtë aeroplan, tani jemi të kënaqur me pozicionin tonë të sigurisë për të shkuar. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë situatë. Edhe për ne është një situatë mjaft e re, po bëjmë çmos dhe do të jemi shumë shpejt në rrugën tonë për në Tiranë”, janë shprehur ato.

Fluturimi W95004 i Wizz Air i planifikuar të nisej nga Londra/Luton për në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, në orën 15:10 dje pasdite, është nisur rreth orës 16:40 dhe ka mbërritur dy orë më pas në vendin tonë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat