Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpëlarje e parave”.
“Pas zhvillimit të hetimeve disa vjeçare, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër personave fizikë: E.M, K.A, E.LL, K.LL dhe I.L dhe personave juridikë: ‘M…’, ‘AHK’ dhe ‘QKK’”, thuhet në njoftim. Në njoftim thuhet se për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpëlarje e parave.”, njoftoi Prokuroria Speciale e Kosovës.
Sioas medieve kosovare mësohet se dy nga personat për të cilët ka aktakuzë janë Klodiaj Allajbeu, i Spitalit Amerikan Tiranë e Prishtinë dhe buznesmeni Ekrem Lluka.