back to top
7.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetEkonomia"Pastrimi i parave"/ Indeksi i Bazelit vlerëson progresin e Shqipërisë: Ka tregues...

“Pastrimi i parave”/ Indeksi i Bazelit vlerëson progresin e Shqipërisë: Ka tregues më të mirë se disa vende të BE

Vlerësimi vjen nga raporti më i fundit i Institutit të Bazelit për Qeverisje, i cili paraqet një vlerësim të rreziqeve globale të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe progresit sipas vendeve ndër vite.

Indeksi bazohet në 18 tregues të kategorizuar në pesë fusha si: Cilësia e kuadrit ligjor të PP/FT (65 %); Ryshfeti dhe Korrupsioni (10 %); Transparenca dhe Standardet Financiare (10 %); Transparenca dhe Përgjegjësia Publike (5 %); Risqet Ligjore dhe Politike (10%).

Metodologjia e përdorur për renditjen e vendeve është metoda ‘min-max’ në një sistem nga 0 – 10, ku 10 tregon nivelin më të lartë të riskut. Çdo variabël merr një peshë për të grumbulluar të gjitha pikët në një rezultat të përgjithshëm.

Nga 0 pikë risku më i ulët dhe 10 pikë risku më i lartë, Shqipëria është vlerësuar në total me 4.35 pikë, një pozicion ky shumë më mirë se sa ai i shumë prej vendeve të Bashkimit Evropian si Gjermania (4.63 pikë), Italia (4.8), Hollanda (4.57), Hungaria (5.06) Kroacia, Bullgaria, Rumania, por edhe i vendeve të tjera si SHBA (4.81), Kanada (4.47), Japoni (4.77).

Progresi i Shqipërisë në 2024 është më i madh krahasuar me vitet e kaluara të vlerësimit ku rrisku konsiderohej më i lartë, si në vitin 2017 me 5.66 pikë apo 2020 me 5.69 pikë.

Progresi i arritur është rezultat i masave të ndërmarra nga vendi ynë, sidomos në kuadër të përmbushjes së rekomandimeve të FATF dhe Moneyval që zënë peshën kryesore në këtë vlerësim me 65%.

Shqipëria ka bërë përmirësime të mëtejshme në përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator (me angazhimin dhe të ekspertëve ndërkombëtarë) që ende nuk janë vlerësuar nga ekspertët e Moneyval, që do e përmirësonte më tej renditjen.

Kliko për të parë indeksin e Bazelit

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat