back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaPasuri e “pajustifikuar”/ Prokuroria godet pronat e një emri të njohur për...

Pasuri e “pajustifikuar”/ Prokuroria godet pronat e një emri të njohur për drejtësinë

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, janë sekuestruar disa pasuri të shtetasit P.P., i dënuar më herët për disa vepra të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, mbajtje pa leje të armëve dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, të nisura mbi bazën e materialeve të referuara nga Policia e Shtetit, P.P. ka krijuar një pasuri të konsiderueshme, të cilën nuk arrin ta justifikojë me të ardhura të ligjshme. Dyshohet se këto pasuri janë përfituar nëpërmjet aktivitetit kriminal të tij, për të cilin ai është dënuar më parë.

Në kuadër të hetimit pasuror nr. 05/P, datë 02.07.2025, Prokuroria kërkoi dhe mori miratimin për sekuestrimin e pasurive të mëposhtme në emër të tij dhe familjarëve:

Një apartament me sipërfaqe 97.7 m² (nr. pasurie 3/708+4-8, Z.K 8130);

Një garazh me sipërfaqe 18.95 m² (nr. pasurie 3/708-G2, Z.K 8130);

Një njësi tregtare me sipërfaqe 256.1 m² (nr. pasurie 1/312-N20, Z.K 8370);

Aktiviteti i subjektit “Auto Art Service”.

Sekuestrimi është pjesë e një aksioni më të gjerë për goditjen e pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale, në zbatim të ligjit “Antimafia”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat